27-07-2024

Parashikimi i motit për të martën, 12.03

Për të martën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale të shkurta me diell, ku pritet kohë pas kohe të ketë reshje lokale shiu, të cilat në momente të caktuara pritet të jenë në formë të rrebesheve, kryesisht afatshkurtër, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh.

Era do fryjë nga jugperëndimi, e cila kohë pas kohe lokalisht pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-55 km/h!

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 2 deri në 5°C, ndërsa ato maksimale prej 12 deri në 14°C./MK

Asnjë koment

Comments are closed.