15-07-2024

Parashikimi i motit për të mërkurën ( 01.05.)

Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku lokalisht pritet të ketë reshje shiu, kryesisht në sasi të pakta. Në orët e mbrëmjes, pritet zhvillime lokale të vranësirave, të cilat pritet të gjenerojnë rrebeshe shiu, të shoqëruara me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë.

Po ashtu, do të ketë edhe koncentrime të pluhurit Saharian, me ç’rast në zonat me të reshura do të jenë të përziera me baltë.

Era do fryjë kryesisht nga drejtimi i jugut me shpejtësi prej 10-35 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 8 deri në 10°C, ndërsa ato maksimale prej 22 deri në 24°C./MK

Asnjë koment

Comments are closed.