Parashikimi i motit për të mërkurën, 27.05.
Të mërkurën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa gjatë orëve të pasditës në ndonjë rajon pritet të ketë rrebeshe të izoluara shiu, të shoqëruara me disa shkarkesa rrufesh.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 12 deri në 16°C, ndërsa ato maksimale prej 28 deri në 32°C. / MK

