09-12-2024

Pas 102 vitesh hapet xhamia në Selanik

Pas 102 vitesh, në Selanik të Greqisë është rihapur Xhamia Yeni, e cila deri më sot ishte përdorur si hapësirë ​​ekspozite e Galerisë së Arteve komunale.

Autoritetet në Selanik e hapën xhaminë duke i dhënë mundësinë për të falur namazin besimtarëve myslimanë, të cilët sot festojnë Fiter Bajramin pas përfundimit të një muaj agjërimi.

news image

Që në orët e para të mëngjesit, në vendngjarje mbërrin një numër i madh besimtarësh për të falur namazin, ndërsa masat e policisë greke në zonë dhe perimetrin e objektit ishin shtuar tej mase, shkruan CNN.

Vendimi është marrë nga Sekretariati i Përgjithshëm i Feve dhe imami që do të kryejë namazin është zgjedhur nga shteti grek. Ky është egjiptiani Taha Abdelgalil i cili është shtetas grek dhe anëtar i komitetit fetar të xhamisë islame në Athinë.

Asnjë koment

Comments are closed.