27-04-2024

“Po na kujton represionin serb” – Zëdhënesi i Telekomit flet për “blindimin” e Postës

Menduh Abazi, zëdhënësi i Telekomit të Kosovës ka folur për ‘blindimin’ e objektit të Telekomit nga Policia e Kosovës pasi që bordi i përkohshëm shkarkoi kryeshefin dhe zyrtarin e financave.

Në një prononcim për media Abazi ka thënë se ky veprim sot ia kanë kujtuar kohën e represionit serb. Ky rrethim i objektit sipas Abazit është bërë pa ndonjë njoftim dhe kjo ka frikësuar punonjësit.

“Kushdo që ka ftuar policinë në numër kaq të madh, ka bërë një gabim jashtëzakonisht të madh. Kjo po na e kujton kohën e represionit serb. Nëse dikush e ka ftuar policinë për një mbledhje, që ne nuk po e dimë, pasi ne kemi komunikim edhe me bordin, dhe ata thonë se nuk dinë asgjë. Nëse një instituicion ka policë brenda, dhe punëtorët nuk e dinë se pse ata kanë ardhur, atëherë është friksim i tyre, të cilët edhe janë në numër të vogël, pasi kemi reduktuar stafin shkaku i pandemisë”, ka thënë Abazi.

 

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.