27-11-2024

Prekëse: Babai nga Deçani që i vdiqën dy djemtë në Gjermani kthehet në vendin ku ndodhi ngjarja tragjike

Arif Arifaj, babai i dy djemve nga Deçani që vdiqën në rrethana tragjike në Gjermani ka vendosur lule në vendin ku ndodhi ngjarja, raporton Gazeta Express.

Ai ka falënderuar të gjithë ata që i kanë qëndruar afër në këto ditë të vështira.

Lexo Edhe:

Skandalet në arsimin prizrenas, ish-zv.drejtorët e shkollave marrin paga pa punuar

“Sot gjendem këtu te vendi ku ndodhi ngjarja, deshta të ju falënderoj të gjithëve sepse nuk kisha mundësi që të ju përgjigjem të gjithëve. Dhimbja është e madhe sa nuk ka kuptim të flitet, po ju jeni ata që lotët mi ndalët, falënderoj të gjithë ata që ishin pjesëmarrës në ceremoninë e varrimit, institucionet e Kosovës, ju jeni ata që me jepni forcë mua dhe familjes time”, ka thënë ai.

“Këtu në këtë vend humbën jetën dy djemtë e mi më të dashur, do të bëhem i fortë që familjen time ta qoj përpara”, shtoi Arifaj.

“Jeta duhet të vazhdojë, ju them të gjithë fëmijëve që kanë pas dhimbje si unë ta përballojnë dhimbjen, ju falënderoj të gjithëve që ma dhanë këtë përkrahje”, tha ai./GazetaExpress/

Asnjë koment

Comments are closed.