22-11-2024

Prizren: Aksident i rëndë, vetura godet këmbësorin

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë në Prizren, ku një veturë ka goditur një këmbësor, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Viktima që u përplas nga vetura është dërguar në Qendrën Klinike Universitare për trajtim mjekësor, ndërkohë që shoferi i dyshuar është arrestuar.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Prizren, me ç’rast është bërë e ditur se i dyshuari është dërguar në mbajtje.

 

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti duke drejtuar veturën, ka goditur  këmbësorin –viktimë mashkull kosovar duke i shkaktuar kështu lëndime trupore. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti në procedurë hetimore.”. / Gazeta Sinjali

Asnjë koment

Comments are closed.