05-05-2024

Aksident, rrokulliset vetura në Prizren: Tre të lënduar, njëri nga ta në gjendje kritike për jetë

Një vetaksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëml në Prizren, ku kanë mbetur të lënduar shoferi dhe dy pasagjerët.

Shoferi është në gjendje kritike për jetë dhe është duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Ndërsa, dy pasagjerët e lënduar janë në gjendje stabile dhe po trajtohen në Spitalin e Prizrenit.

Kështu ka bërë të ditur për media zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

 

“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:30 në rrugën ‘Rrustë Kabashi’, pasi vozitësi i automjetit ka humbur kontrollin dhe ka goditur një shtyllë elektrike e më pas janë rrokullisur”, ka thënë tutje ai.

 

Asnjë koment

Comments are closed.