Çka tregoi në praktikë proklamata “Menaxher me diplomë nga Obama” në Prizren? – 2
Portali “Gazeta e Prizrenit” është munduar t’i zbërthejë karakteristikat trivjeçare në pushtet, të proklamatës parazgjedhore “Menaxher me diplomë nga Obama”?
Vazhdim nga dita e djeshme – 2…
20. T’i realizosh gjërat përmes viktimizimit
21. Ta nënçmosh opozitën
22. Të preferosh përreth servil, gjysmanalfabet, e puthadorë
23. Të deklarohesh se preferon biçikletën, por të blesh veturë luksoze zyrtare
24. Të sillesh nëpër qytet, pa të kërkuar askush fotografim “me kryetarin”
25. Të identifikohesh si kryetar nga e qeshura zëmadhe nëpër kafiteri
26. T’i lutësh si amator për rikthim partnerët e koalicionit që të braktisën
27. T’i pëvetësosh sukseset e tjerëve, sikur në rastin e Lirisë, por të heshtësh në dështimet e tyre
28. Të sorollatesh më shumë nëpër qendër e kafiteri se sa në zyrë
29. Të organizosh aktivitete muzikore sipas qejfit tënd
30. Të mos e funksionalizosh Zonën ekonomike
31. Ta bësh partinë të frikësohet për mbajtjen e Kuvendit zgjedhor të degës nga frika se humb kryetari
32. Të bësh pazare me asamblistë tyxharë dhe joshjen e tyre për t’i shpërblyer me pozita të familjarëve për vota ndaj pushtetit, në stilin “Kjo bën – kjo s’bën”
33. Të zgjedhësh drejtor/esha me imazh përtoke e të përfolur/a në opinion
34. Të aplikosh “trika” në konkurse
35. Të dështosh në premtimin për Parkingun nëntokësor
36. T’i injorosh varrimet e veprimtarëve kombëtarë të qytetit e rajonit
33. Të të rritet mendja dhe lëshohesh në komente e debate në internet, madje të zihesh edhe me anëtarë të partisë tënde kur ka reagime rreth pritshmërisë nga kryetari
34. T’i konsiderosh armiq ata që ta thonë të vërtetën
35. Ta ngatërrosh qëndrimin privat me atë zyrtar
36. Të dështosh në tentimin për prishjen e koalicionit me “Nismën”
37. T’i përgjigjesh me barsoleta bajate kritikave të opozitës
38. Të dështosh në perfomancë komunale dhe të humbasësh grante
39. Të marrësh pak Like në ‘facebook’ dhe ato kryesisht nga drejtorët, servilë dhe marionetë
40. Të detyrohesh në moshë pensioni ta mbyllësh gojën para shumë gjërave …
41. T’i inspirosh krijuesit të shkruajnë libër për një model “Vakitë e një kryetari talent e menaxher” …
P..S Shkrimi mund të vazhdojë, varësisht nga zhvillimet …
Lexo edhe:
Çka tregoi në praktikë proklamata “Menaxher me diplomë nga Obama” në Prizren? – 1