Në objektin e administratës komunale në Prizren, sot u bë përurimi i projektit “One Stop Shop” (Qendra me Një Ndalesë).
Projekti është realizuar nga ana e Komunës së Prizrenit dhe Ministrisë së Administratës Publike që tashmë është e integruar në Ministrinë e Brendshmme.
Me 56 sportele të gjitha në një vend, pra në katin e parë të Administratës Komunale, do të ofrohen shërbime të shumta me standarde të larta, në një ambient modern e të digjitalizuar.
Në ceremoninë e përurimit pos kryetarit të Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka mori pjesë edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
“One Stop Shop” është një ndër projektet më të rëndësishme të Komunës së Prizrenit dhe është hera e parë që një projekt i tillë realizohet në Kosovë. /GazetaePrizrenit.net