02-05-2024

Prizren: Ngritet aktakuzë kundër pesë personave

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit, nga Prokuroritë Themelore janë ngritur dyzetetetë (48) aktakuza kundër gjashtëdhjetenjë (61) personave, për vepra të ndryshme penale, raporton Gazeta e Prizrenit.

Ndërsa, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar katërmbëdhjetë (14) persona, si dhe pranë gjykatave kompetente
janë parashtruar gjashtë (6) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj gjashtë (6) personave, të dyshuar se kanë kryer
vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person,
si dhe, pranë gjykatës kompetente ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi të
dyshuar.

Nga kjo prokurori janë ngritur katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave, për vepra të ndryshme
penale.

Asnjë koment

Comments are closed.