27-07-2024

Prizren: Sot vdiq këmbësori që u godit nga vetura para 10 dite dhe po trajtohej në QKUK

Një aksident trafiku që kishte ndodhur më 24 mars doli të jetë fatal për këmbësorin Nuhi Zyberi, rreth 50-vjeçar, i cili që prej dhjetë ditësh po trajtohej në QKUK.

Gazeta Sinjali mëson se Zyberi ka ndërruar jetë sot në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.

I njderi ishte goditur nga një veturë në Prizren duke marrë lëndime të rënda trupore. Si pasojë e të cilave ai nuk ka mundur të mbijetojë.

Për rastin kishte folur edhe Policia, e cila kishte njoftuar se e ka arrestuar shoferin që kishte shkaktuar aksidentin.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti duke drejtuar veturën, ka goditur  këmbësorin –viktimë mashkull kosovar duke i shkaktuar kështu lëndime trupore. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti në procedurë hetimore.”

Lexo edhe:

Vetëvendosja në Prizren: Këto janë gënjeshtrat e Shaqir Totajt

Asnjë koment

Comments are closed.