24-11-2024

Prizren: Vrasje në tentativë, Policia jep detaje

Një person në Prizren ka raportuar se derisa ishte duke vozitur, një veturë tjetër i është afruar dhe nga e njëjta është shtënë më armë në drejtim të tij.

Viktima ka thënë se në veturë ishin dy persona dhe se me njërin prej tyre ka pasur një mosmarrëveshje më herët.

Policia njofton se është bastisur shtëpia e të dyshuarit, mirëpo nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.

“VRASJE NË TENTATIVË – Rr. Gani Saramati, Prizren. 30.03.2024-22:40.Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ishte në lëvizje me veturën e tij, i është afruar një veturë tjetër e cila po ashtu ishte në lëvizje dhe nga e njëjta është shtënë me armë zjarri në drejtim të tij. Sipas viktimës, në veturën e dyshuar ishin, dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptar, ndërsa me njërin prej tyre me herët ka pasur një mosmarrëveshje. Lidhur me rastin ,është njoftuar prokurori, është bastisur shtëpia e të dyshuarit mirëpo nuk është gjetur asgjë e dyshuar dhe as te dyshuarit nuk janë takuar. Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar. Rasti nen hetime.”.

PS. Fotoilustrim

Lexo edhe:

Prizreni ndër vite: A janë harruar disa figura të qytetit ?!

 

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.