26-11-2024

Prizreni liron nga pozita trajnerin, por i ofron detyrë të re në klub

Tuncay Bostanci nuk do të jetë më trajner i Proton Cable Prizrenit.

Klubi prizrenas ka njoftuar këtë të martë për shkëputjen e kontratës me trajnerin turk.

Lexo Edhe:

Komuna e Prizrenit “në fund t’pusit” për performancë në Kulturë, Rini dhe Sport ( Dokument )

Njoftimi i plotë nga klubi i Prizrenit (pa ndërhyrje):

“Sot pas një diskutimi dhe analize të gjatë në mes të udhëheqësis së klubit dhe trajnerit aktual Tuncay Bostanci me marrëveshje të dyanshme jemi dakorduar që ai më nuk do ta drejtojë skuadrën në vazhdim të kampionatit.

Bostanci tani do ketë një pozicion tjetër në klub si kordinator përgjegjës dhe këshilltar profesional i shtabit teknik.

Klubi vlerson lart kontributin e tij si trajner dhe falenderojm për korektësin e treguar ndaj ekipit duke liruar pozitën e trajnerit.

Nesër do zyrtarizohet trajneri i ri i KB PROTON CABLE PRIZRENI”. /GE

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.