Prizreni ndër vite: A janë harruar disa figura të qytetit ?!
Prizreni ndër vite ka pasur figura të shquara.
Ata në periudha të caktuara kanë dhënë kontribut në fushat profesionale dhe ato shoqërore e politike, jo vetëm për Prizren, por edhe për Kosovën dhe kombin mbarë, por pas kalimit të disa viteve a janë harruar ata?
Disa prej personaliteteve e emrave që mbahen mend, janë:
1.Iljaz Kurteshi, i lindur në Lubinjë të Poshtme, ish-kryetar i Kuvendit të Jugosllavisë dhe hartues i Kushtetutës së vitit 1974. Për të është thënë se ka mbrojtur popullin shqiptar të Kosovës. Sidomos mbahet në mend kontributi i tij vendimtar në themelimin e Radio-Televizionit të Prishtinës, Bibliotekës Universitare, Akademisë së Shkencave të Kosovës dhe Institutit Albanologjik.
Me vendimin e presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, ka qenë anëtar i delegacionit të Kosovës, e cila në prag të bombardimeve të NATO-së ka nënshkruar në Paris Marrëveshjen e Rrambujesë.
- Mikel Lumezi – ish drejtor komunal i Arsimit.
- Luigj Lumezi – Enti Pedagogjik
- Dr. Esat Haskuka – gjeograf
- Qazim Berisha – profesor i gjuhës frenge në gjimnaz
- Pashk Laçi – ngriti flamurin kombëtar në Prizren më 1968
Portali ‘Gazeta e Prizrenit ’ edhe në të ardhmen do të shkruaj për të përkujtuar veprimtarët , që dhanë kontribut shoqëror për qytetin dhe vendin.