27-04-2024

Pse duhet të funksionojë barazia në çdo sferë të jetës?

Shkruan: Batjar Halili, psikolog

Në vitin 1960, psikologu  Stacy  Adams kupton se një nga qëllimet më të mëdha që njerëzit kanë në marrëdhëniet e tyre është të ruajnë një ndjenjë të drejtësisë.

Ai e quan këtë “teori të barazisë”.

Nëse barazia prishet për ndonjë arsye, personi irritohet dhe fillon ta arrijë vetë këtë barazi.

Për shembull, nëse dikush tjetër mendon se po punon me të njëjtin ritëm me kolegët e tjerë, por ai tjetri po merr çmimin / bonusin / promovimin, parimi i barazisë prishet. Çfarë po bën personi në këtë situatë?

Çfarë bën personi kur i bëhet padrejtësi?

Mënyra të ndryshme dhe reagime të ndryshme bëhen për të arritur barazinë dhe për të ekuilibruar situatën.

Gjëja e parë që ai përpiqet është të protestojë. D.m.th po përpiqet të bëjë që vendimi i marrë të ndryshojë duke apeluar përmes  fjalës së lirë.

Nëse nuk arrin ta bëjë këtë, ai zgjedh një rrugë të dytë:

Ai përpiqet të arrijë barazinë duke punuar më pak.

Disa provojnë mënyra edhe më të këqija.

Ata përpiqen që të parandalojnë shpërblimin që do të marrë dikush pa meritë duke sabotuar përpjekjet e palës tjetër për të qenë në qendër të vëmendjes.

Fillojnë prapaskenat, akuzat ose ndalimet e tjera anësore.

Besimi fillon e bie sepse institucioni nuk ka vlera. Bëhen pushime nga puna dhe ato fillojnë e shndërrohen në pasoja për institucionin që bën padrejtësi si rezultat i përballjes me ligjin dhe fillojnë edhe armiqësitë ndërmjet individëve dhe punëdhënësve.

Prandaj çdo institucion dhe institucionalist duhet të mendoj mirë për padrejtësinë. Një diçka që flenë sot, zgjohet nesër dhe të kthehet në formë bumerangu.

Me pak fjalë, nëse ka padrejtësi në një kompani, institucion, por edhe në familje (duke vepruar ndryshe pa parime të drejtësisë si në paga, pëlqime subjektive dhe jo mbi bazë të meritave, shpërblimeve dhe metodave të ngritjes në detyrë), njerëzit do të punojnë më pak për të zgjidhur këtë padrejtësi dhe për të sabotuar njerëzit e tjerë. Efikasiteti bie.

Prandaj, menaxherët duhet të jenë të drejtë për një mjedis produktiv pune dhe familjarët për një ambient të qetë në shtëpi.

Atëherë njerëzit ndihen të sigurt, të dy janë produktivë dhe të lumtur.

 

Asnjë koment

Comments are closed.