Qentë endacakë i shkaktojnë mbi 15 plagë një personi – rasti ndodhi në oborrin e QKUK-së
Një qytetar ka qenë i pambrojtur nga një sulm i qenve endacakë në Prishtinë.
Rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, sapo viktima zbriti nga makina dhe po orientohej drejt klinikës së ORL-së.
Familjarët e viktimës pohojnë se i njëjti ka pësuar mbi 15 plagë në trup, disa prej të cilave janë gërvishtje dhe disa të tjera plagë më të thella.
Për të njëjtat ka marrë tretman në QKUK.
Ky nuk është rasti i parë që një qytetar sulmohet nga qentë endacak në Prishtinë, madje as rasti i parë që sulmi ndodhë pikërisht në oborrin e QKUK-së. Çështja e qenve endacakë akoma nuk ka gjetur një zgjidhje afatgjate në kryeqytet./IO