16-04-2024

Rahoveci përforcohet me Bradfordin

Rahoveci ka njoftuar se është përforcuar me play-makerin amerikan Christian Bradford.

Klubi rahovecian në njoftimin e tij ka treguar se në edicionin e fundit basketbollisti ishte i angazhuar te Vllaznia e Shkodrës ku pati mesatare prej 17.4 pikësh për ndeshje.

Para se të kalonte në Shqipëri, Bradford ishte pjesë e Ponte Prizrenit.

Lojtari që është paraqitur edhe në NCAA në SHBA, Rahovecit do t’i bashkohet të dielën.

Asnjë koment

Comments are closed.