03-12-2024

Moti për dy ditët e ardhshme

Në Prizren e rrethinë, sikurse edhe në pjesën tjetër të vendit gjatë dy ditëve të ardhshme do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 23-26 C.

Në njoftim thuhet se sasitë e reshjeve që ranë ditën e mërkurë, ishin më se të domosdoshme për gjitha sferat e jetës, duke u nisur nga bujqësia, akumulimi i ujit në liqene, pastrimin e ajrit edhe pse këto reshje në perëndim dhe lindje të Kosovës u shoqëruan me breshër dhe shkaktuan dëme sidomos në perimekulturë, por fatbardhësisht kishin përfshirë territore të vogla.

“Në verilindje u regjistruan më së paku reshje, rreth 2 litër për metër katror, ndërsa në perëndim të vendit, sasitë e reshjeve u regjistruan rreth 25 litër për metër katrorë”./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.