Reagon drejtori i gjimnazit gjuhësor, Sali Ademaj: Të vrasin natën e të qajnë ditën
Sali Ademaj, drejtor i gjimnazit “Remzi Ademaj” nw Prizren nëpërmjet një postimi në “facebook” ka reaguar ndaj vendimeve të kryetarit Mytaher Haskuka, për largimin e tij pa konkurs nga pozita, ndërsa ka cituar fjalën popullore “Të vrasin natën e të qajnë ditën”.
Ai ka sqaruar se pas përfundimit të kontratës së punës në janar, nga kryetari Haskuka është caktuar ushtrues detyre i drejtorit të shkollës, deri në shpalljen e konkursit. Përkundër kësaj, me vendimin e ri të datës 13.08.2020 ai është larguar nga kjo pozitë, ndërsa në vend të tij është caktuar njw person nga një kolektiv tjetër:
Postimi i tij:
“Dje me lule te varret e dëshmorëve, në përvjetorin e komandant “Petritit” – Remzi Ademaj”, ndërsa sot familjarëve të tyre ju dërgohet zarfa për largim nga puna.
Pas largimit nga puna, kryetari më thërret në takim ku në shumicën e rasteve nuk kishte informacione për arsimin në Prizren, paradoksi më i madh ishte se kryetari paraqitet kinse nuk e dine se i kishte nënshkruar dy vendime për mua.
Vendimi i dates 15.01.2020 ku unë u caktova ushtrues i detyrës së drejtorit deri në shpalljen e konkursit për drejtorë, mirëpo më datë 17.08.2020 kam pranuar një zarf ku më kishin dërguar vendim për largim nga puna edhe pse vendimi ështe shtypur më datë 13.08.2020, ku me gjasë i kanë ra pishman dhe ne vendin tim si ushtrues kanë caktuar Islam Bajramin, i cili aktualisht ështe drejtor me mandat në shkollën fillore “Lidhja e Prizrenit”.
Si drejtor shkolle ë gjimnaz, brenda mandatit tim kam pasur performancë të shkelqyeshme në menagjimin e institucionit, mirëpo unë nuk kam marrë vleresim të performancës nga kryetari Haskuka.
DKA nga viti 2018 ka neglizhuar dhe injoruar kerkesat e nevojshme për të mirën e institucionit me qëllim e kjo eshte bere me direktivat e njerezve qellimkeq te arsimit ne Prizren, ku kryetari i komunes mban keshilltar jo legjitim për qështje arsimore ish drejtorin e DKA-se Skender Susuri i cili ështe i denuar nga Gjykata për keqpërdorim të detyres zyrtare.
Emërimet e këtilla në udhëheqjen e shkollave, pa konkurs, pa kritere, me persona pa integritet, emërime jashtë kolektivit të shkollës, dhe me preferenca politike, po e shkatërrojnë arsimin në Prizren.
Ku mbeti shteti ligjor?”