12-10-2024

Rregullohet kanalizimi në një pjesë të Banjës së Malishevës

Në kuadër të rregullimit të infrastrukturës së përgjithshme, e në veçanti të rregullimit të sistemeve të kanalizimit, kanë filluar punimet në rregullimin e sistemit të kanalizimit në një lagje të fshatit Banjë. Këto punime, sot i kanë inspektuar nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha dhe drejtori komunal i urbanizimit, Islam Vrenezi.

Ata janë njoftuar me punimetqë janë duke u kryer nga ana e punëkryesit, si dhe nga mbikëqyrësit e projektit, ku sipas tyre punimet janë duke u kryer sipas dinamikës së paraparë dhe deri më tani nuk ka probleme në realizimin e këtij projekti.

Drejtori Vrenezi, tha se “ky është investim i Komunës, në kuadër të realizimit të projekteve të planifikuara të realizohen gjatë këtij viti, ndërsa në këtë pjesë të fshatit Banjë, do të rregullohet sistemi i kanalizimit në gjatësi për 1.500 metrave, dhe kjo pjesë do të lidhet në kolektorin kryesor të ujërave të zeza”.

Asnjë koment

Comments are closed.