25-04-2024

Shitblerja e punimeve të diplomës, intervistohen nga Policia tre persona

Me datën 26.10.2022, Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë, nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka pranuar një autorizim mbi grumbullimin e informacioneve në lidhje me disa denoncime publike, ku është shfaqur fenomeni i shit-blerjes së Punimeve të Diplomave.

Pas zhvillimit të hetimeve, grumbullimit të provave si dhe identifikimit të personave të dyshuar më datën: 15 dhe 16.11.2022,  janë iniciuar dy raste:

-Falsifikim i dokumenteve dhe

– Mashtrim.

Në rastin Falsifikimi i dokumenteve janë intervistuar në cilësinë e të dyshuarëve personat:

·F.Th , mashkull, 22 vjeç dhe

·F. V, femër 22 vjeç.

Ndërkaq në lidhje me rastin Mashtrim në cilësinë e të dyshuarit është intervistuar personi:

·B.B , mashkull, 27 vjeç.

Hetuesit e Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë, pas grumbullimit të provave dhe kompletimit të lëndëve, do t’i procedoj në Prokurorinë  në Prishtinë me kallëzim penal kundër personave të lartcekur.

Asnjë koment

Comments are closed.