Shkelen dy këmbësore në Prizren

Në fshatin Zym të Prizrenit më 23 gusht ka ndodhur një aksident trafiku ku kanë mbetur të lënduara dy këmbësore.

“Raportohet aksident trafiku me përfshirjen e një veture të llojit “VV Golf”, me tabela vendore dhe vozitës mashkull K/Shqiptar, si dhe dy këmbësoreve. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë marr dy viktimat femra K/Shqiptare, të cilat janë në tretman mjekësorë fillimisht në spitalin rajonal të Prizrenit, e më pas dërgohen për tretman mjekësor në QKUK”, thotë PK, transmeton Koha.net.

Policia shton se sipas mjekut kujdestar ato janë jashtë rrezikut për jetë.

Pas intervistimit vozitësi i dyshuar me vendim të Prokurorit, është dërguar në qendrën e mbajtjes.