04-05-2024

Shpallet lista e qiramarrësve të lokaleve në pronësi të Komunës në Prizren

Komuna e Prizrenit ka shpallur fituesit e tenderit në ankandin publik për lokalet në pronësi të saj, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

“Komisioni për dhënien në shfrytëzim dhe këmbim të pronës së paluajtshme të Komunës së Prizrenit, në mbledhjen e tij të mbajtur me datën 14.01.2019, ka bërë vlerësimin e të gjitha ofertave të parashtruara nga ana ofertuesve që kanë tenderuar në ankandin publik për dhënien e pronës komunale në shfrytëzim me qira dhe ka shpallur listën përfundimtare të përfituesve”, thuhet në njoftimin e komunës.

Komuna ka bërë të ditur se ofertuesit e pakënaqur kanë të drejtë të parashtrojnë ankesat tyre në komisionin e ankesave të formuar nga ana e KK-së, në afat prej 15 ditësh nga dita e shpalljes së njoftimit.

Listën përfundimtare të përfituesve e gjeni këtu: https://kk.rks-gov.net/…/NJOFTIM-MBI-SHPALLJEN-E-FITUESVE-L…

 

Asnjë koment

Comments are closed.