26-04-2024

Arrestohet hajduti që vodhi para në një shtëpi të Prizrenit

Një person është arrestuar në Prizren pasi për të ekziston dyshimi i bazuar se ka vjedhur nga shtëpia e një viktime femër, një shumë të konsiderueshme të parave të gatshme, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Sipas policisë nga i dyshuari janë sekuestruar disa të holla dhe stoli ari që dyshohet se janë blerë me paratë e vjedhura.

Policia ka njoftuar se rasti i vjedhjes kishte ndodhur më 12 janar të këtij viti, por nuk ka dhënë hollësi për identitetin e të dyshuarit dhe sa para ishin vjedhur.

Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje./GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.