Shtëpi për familjen e policit dhe sportistit prizrenas nga “Jetimat e Ballkanit” dhe “Abi çarshia”
Në prag të Bajramit, falë humanizmit të kompanisë “ABI Çarshia”, familja e Naim Malazezit, pjesëtar i Policisë, njëherësh njëri nga sportistët e njohur prizrenas është bërë me shtëpi të re, shkruan “Gazeta e Prizrenit”.
Këtë ka njoftuar humanisti Halil Kastrati, në faqen e tij të “facebook-ut”, ku ka shkruar:
“E gëzofshi shtëpinë e re
Kurban Bajramin do ta presin në shtepine e re Naim Malazezi dhe familja e tij 8 anëtarëshe nga Prizreni. Në vizitën tone të parë e gjetëm me kushte shumë të rënda dhe nje ambient shumë të vogël, Naimi ka bashkëshorten dhe 6 fëmijë dhe është pjëstar i policisë së Kosovës. Sot bashkë me donatorët e kësaj shtëpie ABI ÇARSHIA ishim dhe i dhuruam çelësat e shtëpisë së re kësaj familjeje. Familja shtëpine e gëzoftë kurse bamirësit Zoti i shpërbleftë”. / “GazetaePrizrenit.net /