20-04-2024

Si rrallë herë, Ganimete Musliu kritikon partinë e saj, PDK-në!

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, nuk mori sot pjesë në Konventën programore të PDK-së.

Ajo ka bërë një sqarim publik lidhur me arsyen e mungesës së saj në këtë Konventë.

“Mungesa ime sot ka të bëjë me mospajtimin tim me mënyrën e organizimit të Konventës, si në kohë si në përmbajtje, si në përfaqësimin” shkroi Musliu në Facebook.

Ajo shtoi se parulla “50-50” është patetike dhe se vetëm synon të tingëllojë bukur, pa plan konkret.

“Secili që merr mundin dhe e analizon këtë koventë, e që vetëm Konventë nuk mund të quhet, padyshim vjen në përfundim se në asnjë rrethanë nuk mund të mohohet tendenca e disa individëve për të kontolluar gjithçka dhe për të përjashtuar çdo gjë që nuk ju shkon atyre për shtati” shtoi Musliu.

Asnjë koment

Comments are closed.