18-05-2024

Sot Ballkani mysafir në Mitrovicë, kundër Trepçës ’89

Ekipi i Ballkanit të Therandës (ish-Suhareka), sot do të jetë mysafir në Mitrovicë, në ndeshjen kundër skuadrës Trepça ’89, për të cilën lojtarët shpresojnë në një rezultat pozitiv, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Kjo është ndeshja e fundit për stinorin vjeshtor në Ipko Superligën e Kosovës.

Në faqen zyrtare të klubit, thuhet se futbollistët janë tejet të motivuar që të mbyllin këtë edicion garues me rezultat pozitiv.

Aktualisht, Ballkani është në pozitën 8 të tabelës me 21 pikë, por me një lojë më pak se disa skuadra të cilat dje zhvilluan ndeshjet e fundit të stinorit.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Riza Lushta’”,  duke filluar nga ora 13:00.

Pas kësaj, gjatë këtij viti do të zhvillohet edhe ndeshja e Kupës së Kosovës ndaj Gjilanit që luhet në Therandë në fundjavën e ardhshme.

Ekipi tjetër i futbollit nga rajoni i Prizrenit, Liria dje humbi si mysafire me rezultat minimal 1:0 nga Llapi. Liria aktualisht është e 10-ta në tabelë me 19 pikë. “GazetaePrizrenit.net/

 

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.