Sot në Prizren hapet panairi i veshjeve tradicionale

Sot në Prizren me organizim të Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik të kësaj komune, organizohet Panairi i veshjeve tradicionale.

Ky panair do të hapet në ora 10:00 në sheshin Shatërvan, përballë xhamisë së Sinan Pashës.

 

Dhjetëra biznese artizanale pritet të të ekspozojnë punën e tyre apo veshjet tradicionale kombëtare të trojeve shqiptare.