03-11-2024

Teatri “Bekim Fehmiu” i  Prizrenit rishfaqi dramën “Roberto Zucco”  

Teatri i qytetit “Bekim Fehmiu” në Prizren, në Shtëpinë e Kulturës, mbrëmë shfaqi reprizën e dramës “Roberto Zucco” të Bernard Marie Koltes, në regjinë e Qendrim Rijanit.

Succo bëri vrasjet e tij të para të njohura më 1981, kur ai goditi me vdekje nënën e tij dhe të atin, një oficer policie, i cili kishte refuzuar t’i jepte makinën. Ai më pas u arratis, duke i fshehur trupat e prindërve të tij në vaskën e mbuluar me ujë dhe gëlqere për të vonuar zbulimin e tyre dhe duke marrë pistoletën e shërbimit të babait të tij.  Pas kapjes Succo u gjykua si i sëmurë mendor dhe u dënua me dhjetë vjet në një burg psikiatrik në Reggio Emilia. Ndërsa shërbente dënimin e tij, ai studioi gjeologjinë në Universitetin e Parmës.

Në vitet e ardhshme, Succo kreu krime të shumta që variojnë nga vjedhjet në përdhunim dhe vrasje; në Francë, ai vrau dy gra, një mjek dhe dy oficerë policie. Ai rrëmbeu  dhe terrorizoi njerëzit nëpër tre vende evropiane në Francë, Itali dhe Zvicër.  Ai kreu vetëvrasje në qelinë e tij më 23 maj 1988.

Në vitin 1988, Bernard-Marie Koltès shkroi një shfaqje të frymëzuar nga jeta dhe krimet e Succos.

Në paraqitjen skenike, regjisori Rijani është munduar t‘i qëndrojë besnik autorit dhe të vërtetave ashtu edhe siç paraqiten në vepër.

Aktorët:  Xhevdet Doda, Alban Krasniqi, Aurita Agushi, Hajat Toqilla, Liridona Shehu, Muradije Muriçi, Alban Morina, Fetah Paçarizi, Edona Sopaj, Rifat Smani dhe Alban Çela përmes interpretimit me mjeshtwri sollën tek publiku prizrenas historinë e vrasjes më të njohur të të ashtuquajturit Succo.

Loja e aktorëve wshtw shoqëruar me tinguj të muzikës intrumentale të kompozuara nga Gresa Broqi dhe Arianit Thaçi, me skenografi të Petrit Bakallit e me veshje të përzgjedhur nga Samka Ferri.

Karakteristikë e shfaqjes në Prizren ishte se 26 personazhe janë interpretuar nga 11 aktorë. Perveç personazhit kryesor, një aktor ka luajtur deri në 4 role, pra aktorët brenda shfaqjes kanë ndryshuar nga njeri tek tjetri karakter./gazetaeprizrenit.net/

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.