Tetë të lënduar nga vërshimet në Suharekë
Tetë persona janë lënduar si pasojë e vërshimeve mbrëmë në Suharekë.
Të gjithë të lënduarit kanë marrë tretmanin mjekësor, ndërsa ekipet e shpëtimit të FSK-së dhe zjarrfikësit po sanojnë dëmet dhe po merren me menaxhimin e situatës pas vërshimeve, raporton KP.
Raportohet se diku 50 për qind e fshatrave në Suharekë kanë pësuar dëme nga vërshimet atje.