05-10-2024

Therje me thikë në Prizren, një person lëndohet rëndë

Një person është lënduar rëndë pas therjes me thikë, sonte në lagjen “Kurilla” të Prizrenit.

Njoftohet se rasti ka ndodhur pas një ngatërrese, ndërsa për shkak të lëndimeve, viktima është  dërguar në Spital, ku edhe i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjike, raporton Gazeta e Prizrenit.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi ka thënë se ngjarja ka ndodhur, rreth orës 19:30, ndërsa ende nuk është konfirmuar mosha e viktimës.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes. Një patrullë ka shkuar në spital, ku  viktima është dërguar në gjendje të rëndë, për shkak se ka humbur gjak. Ka pasur plagë në pjesë të qafës”, ka thënë ai.

Deri tash nuk dihen motivet e këtij rasti.

Bytyqi ka thënë se Policia e ka kërkuar dorasin e dyshuar në disa lokacione, por ai ende ndodhet në arrati. /Gazeta e Prizrenit/

Asnjë koment

Comments are closed.