03-12-2024

Tre turistë nga Kosova bllokohen nga bora në Valbonë, ndërhyjnë ekipet e shpetimit

Policia e Shqipërisë në bashkëpunim me Emergjencat Civile të Kosovës u kanë dal në ndihmë tre turistëve nga Kosova që kishin mbetur të bllokuar të dielën nga bora e madhe në Valbonë.

Në njoftimin e publikuar në Facebook, Policia bëri të ditur se njëri turistë i bllokuar ishte lokalizuar në vendin e quajtur “Ura Pojanes”, e dy të tjerë kishin arritur të dilnin në zonën e Kosovës.

Ata po shëtisnin me motorë bore, e nuk kishin arritur të lëviznin si pasojë e terrenit të thepisur.

“Turisti ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Ai ka falënderuar shërbimet e Policisë dhe Emergjencat Civile të Kosovës, për ofrimin e menjëhershëm të ndihmës. Drejtoria Vendore e Policisë Kukës fton qytetarët që për çdo rast të nevojës për ndihmë, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112”, thuhet në njoftimin policor.

Asnjë koment

Comments are closed.