23-11-2024

Tri vjet burgim për vjedhje të rëndë

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal ka bërë shpalljen e aktgjykimit  dënues ndaj të akuzuarit  me iniciale  J.B. nga fshati Negroc, komuna e Drenasit për shkak se në bashkëkryerje  ka kryer veprën penale vjedhje e rëndë, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Të akuzuarin, gjykata e  ka shpallur fajtor  dhe e ka dënuar me dënim me gjobë në shumën prej 1 mijë euro, si dhe dënimin me burgim efektiv në kohëzgjatje prej 3 vitesh, në të cilin dënim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

Në arsyetimin e aktgjykimit, thuhet se me 06.01.2018, rreth orës 13:10 minuta në magjistralen Prizren-Suharekë, i pandehuri së bashku me të pandehurin me iniciale F.H., me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm për vete apo personin tjetër, me përdorimin e forcës, marrin pasurin e luajtshëm të dëmtuarit me iniciale B dhe F. K. në atë mënyrë që shfrytëzojnë momentin e volitshëm mos prezencën e të dëmtuarit, i afrohen automjetit të dëmtuarit dhe me përdorimin e forcës me mjet të përshtatshëm, thyejnë xhamin nga ana e shoferit të automjetit me targa të regjistrimit zviceran nga ku marrin shuma të konsiderueshme para, një letërnjoftim, patentë shoferin e Kosovës, kartelat e bankës, kuleta e punës, kartela e sigurimit dhe largohen nga vendi i ngjarjes.

Gjykata duke pasur parasysh se i njëjti është recidivist i veprave penale, fakt ky që vërtetohet nga të dhënat e lëndëve pranë kësaj gjykate ku i njëjti është gjykuarnë çështje penaleme aktgjykim, si dhe lëndët tjera të cilat janë në vijim e sipër dhe së fundi ndaj të pandehuri masa e arrestit shtëpiak është zëvendësuar me masën  e paraqitjes në stacion policor, deri me datën 05.02.2018, ku i njëjti nën këtë masë përsëri ka vazhduar  me kryerjen eveprave të njëjta penale, respektivisht të vjedhjes së rëndë. Andaj gjykata i shqiptoi dëniminme gjobë dhe dënimin me burgim efektiv.

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.