12-12-2024

UEFA përditëson ranglistën e klubeve, Ballkani ngritët për 162 pozita nga viti i kaluar

Shtëpia më e madhe e futbollit evropian UEFA ka përditësuar ranglistën e klubeve, ku ndryshime ka pasur edhe nga skuadrat kosovare.

Edicionin e fundit ishin katër skuadra nga Kosova që kanë marrë pjesë në garat evropiane me Ballkanin si kampion në fuqi si dhe Drita, Gjilani dhe Dukagjini.

UEFA tanimë ka përditësuar ranglistën e tyre të klubeve, ku rritja më e madhe ka qenë e kampionit në fuqi të Kosovës, FC Ballkanit.

Suharekasit vitin e kaluar ishin në pozitën e 334-të me vetë 3000 pikë, derisa këtë edicion janë ngritur për 162 pozita.

Aktualisht kampioni në fuqi mbanë pozitën e 172-të në Evropë me 7500 pikë të tubuara në dy edicionet e fundit dhe kjo falë edhe sukseseve duke shkuar dy vite radhazi në grupet e Ligës së Konferencës.

Një arritje e jashtëzakonshme për skuadrën e Ilir Dajës që po paraqitet me mjaft dinjitet edhe në grupet e Ligës së Konferencës.

Në pozitën e dytë nga skuadrat kosovare mbetet FC Drita, që zë vendin e 201-të në ranglistën e UEFA-s.

Gjilanasit kanë rënie për dy pozita nga viti i kaluar dhe në total kanë mbledhur 6500 pikë në ranglistën e shtëpisë më të madhe të futbollit evropian.

Drita e nisi aventurën nga raundi i dytë dhe u përball me gjigantin çek Viktoria Plzen, ku në ndeshjen e parë barazoi në udhëtim dhe në të dytën u mposht minimalisht në Prishtinë.

Ngritje nga viti i kaluar ka edhe SC Gjilani që këtë edicion përkundër eliminimit në raundin e parë arriti një barazim me vlera në ndeshjen e parë jashtë shtëpisë.

Bardhekuqtë nga Anamorava vitin e kaluar ishin në pozitën e 371-të, derisa këtë edicion janë në vendin e 340-të me 3000 pikë të grumbulluara.

3000 pikë i ka edhe FC Prishtina, por ka rënie nga pozita 312 në 345 për faktin se nuk arriti të marrë pjesë në Evropë përkundër se fitoi Kupën e Kosovës, por që çuditërisht nuk u licencua nga FFK.

Pozitën e 370-të e mbanë Dukagjini i Klinë që kaloi një raund në pjesëmarrjen e parë në Evropë dhe ka 1500 pikë, derisa Llapi ndodhet një pozitë më poshtë. /Telegrafi/

Asnjë koment

Comments are closed.