10-12-2024

Vetëvendosje në Prizren kritika pushtetit të Shaqir Totajt për arrogancë dhe mospërfillje

Vetëvendosje në Prizren ka hedhur kritika ndaj zyrtarëve komunalë, për sic ka deklaruar sjellje arrogante dhe mospërfillëse ndaj asamblistëve.

“Që nga ardhja në pushtet, Shaqir Totaj dhe drejtorët e tij, kanë qenë arrogant e mospërfillës ndaj kërkesave dhe interesave të qytetarëve, duke shtyer përpara çështje të klikave të pushtetarëve dhe dostave të tij personal! Përveç këtyre, Totaj dhe drejtorët e tij, shpesh herë ofendojnë dhe përqeshin kuvendarët, duke mos u përgjigjur në çështjet dhe pyetjet e tyre, që janë e drejtë ligjore dhe kërkesa të qytetarëve”, thuhet në reagimin e tyre, shkruan Gazeta e Prizrenit.

Kritika erdhën pas dështimit të mbledhjës së rregullt të Kuvendit Komunal, pasi punimet u braktisen nga kuvendarë të LVV-së dhe disa nga partit tjera, që shkaktoi mungesë kuorumi, ndërsa përfqësues të LVV-së në Asamble, deklaruan se arsyeja e braktisjes ishte mungesa e drejtuesve më të lartë komunal dhe sidomos ekzekutivit.

Në reagimin e VV-së, thuhet se në seancën e fundit kishte një shpërfaqje më të madhe të arrogancës, kryesisht nga drejtorët që kanë të bëjnë me shërbime publike dhe inspektorateve, dhe jo vetëm.

“Duke marrë parasysh këto dhe mungesën pothuajse të krejt kabinetit të Totajt dhe vet atij sot në seancë, Asamblistët, pothuajse të gjithë pa dallim, braktisën mbledhjen duke mos u bërë kështu pjesë e ekzekutivit që e sheh Asamblenë si objekt që mund të tallen me të.

Grupi i Kuvendarëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, në Prizren” – përfundon reagimi./ Gazeta e Prizrenit

Lexo edhe:

 

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.