Një rast i vjedhjes në autostradën “Ibrahim Rugova” në segmentin e Prizrenit është raportuar dje pasdite në polici, transmeton “Gazeta e Prizrenit”.
Një punëtor i firmës për mirëmbajtje të autostradës ka informuar policinë se persona të panjohur kanë vjedhur rreth njëqind (100) përforcues të shtyllave mbrojtëse.
Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin.
Rastet e vjedhjes në autostradë kanë ndodhur edhe më parë, kur janë raportuar të jenë vjedhur kabllo të ndriçimit./ GazetaePrizrenit.net