Zyrtare: SBASHK-u refuzon ofertën e Qeverisë, greva vazhdon

SBASHK-u nuk a ka pranuar ofertën e kryeministrit Ramush Haradinaj. Ajo ka dal me vendim përfundimtar që greva nuk ndalet.

“Të nderuar anëtarë të SBASHK-ut dhe punonjës të të gjitha institucioneve arsimore ju informojmë se sonte në orët e vona të mbrëmjes (në orën 19:00) në objektin e Qeverisë, kryetari Jasharaj u takua me kryeministrin Haradinaj dhe ministrin Bytyqi ku mori një ofertë në formë të shkruar nga kryeministri Haradinaj në të cilën ofertë kishte ngritje të koeficientit prej 0.2 vetëm për mësimdhënësit e arsimit parauniversitar (nga çerdhet e deri tek shkollat e mesme), që është rreth 10 % e ngritjes së koeficiontit. Kjo ofertë nuk i plotëson kërkesat e SBASHK-ut, aq më shumë pasi që nuk janë përfshirë punëtorët teknikë, punëtorët administrativë si dhe i tërë sistemi universitar”, thuhet në njoftimin nga SBASHK-u.

“Ju njoftojmë se greva vazhdon edhe ditët ne vijim më shpresën se dialogu do të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesave të anëtarësisë”, thuhet më tej.