26-04-2024

13 mikrobiznese prizrenase përfitojnë pajisje nga komuna (FOTO)

Drejtoria e Turizmit sot ka ndarë pajisjet për përfituesit nga skema e granteve “Përkrahje e zhvillimit të ndërmarrësisë në Komunën e Prizrenit”, përmes të cilit janë ndihmuar gjithsej 22 biznese fillestare ose mikro biznese sipas projektit për vitin 2018-të.

Florije Marseli dhe Agron Elshani, janë në mesin e 13 përfituesve të kësaj skeme të grantëve dhe për herë të parë atyre iu mundësohet kjo mbështetje nga komuna. Ata e vlerësojnë tejet të rëndësishme këtë mbështetje mikrobizneset, që ndikon në fuqizimin e tyre.

Pjesë e dhurimit të këtyre pajisjeve, ishte edhe nënkryetari i Prizrenit, Eshref Memaj, tha se përmes këtyre granteve, synojmë të rrisim punësimin dhe krijimin e e stabilitetit ekonomik brenda familjeve që ushtrojnë veprimtari individuale biznesore.

Drejtoresha e Turizmit, Sevil Kazaz, tha se interesimi për ndarjen e këtyre granteve ka qenë tejet i lartë, por përfitues janë 13 mikrobiznese, të cilat i kanë përmbushur kriterët e parapara në kuadër të skemës së projektit të grandeve të dy fazave për vitin që e lam pas. Për këto pajisje që po i dhurojmë sot janë ndarë 50 mijë euro, ndërsa participimi i përfituesve ka qenë 20 %.

Mirëpo, në të ardhmen do të vijojmë me mbështetje të këtilla në bashkëpunim edhe me organizatën gjermane “ Help”. Ndarja e pajisjeve për përfituesit nga skema e granteve “Përkrahje e zhvillimit të ndërmarrësisë në komunën e Prizrenit”, është organizuar në oborrin e objektit të “ Beledijes” , ku ndodhen zyret e Drejtorisë së Turizmit./tvprizreni.info

Fotografia e Komuna e Prizrenit

Fotografia e Komuna e Prizrenit

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.