20-10-2020

Prizren: Burgim e gjobë gruas nga Durrësi që ndihmoi të bijën dhe mbesën në prostitucion

Gjykata Themelore në Prizren ia shqiptoi 6 muaj burgim dhe 500 euro gjobë të akuzuarën Z.T. nga Durrësi për veprën penale “mundësimi ose detyrimi në prostitucion”.

Në njoftimin për media, thuhet se e pandehura më 24 janar 2014, në rrugën e transitit në Prizren, saktësisht në hotelin “Vila A1”, kishte ndihmuar të bijën dhe vajzën e motrës që të kryenin prostitucion.

“Punëtorët e involvuar të policisë në këtë rast kishin simuluar blerje të shërbimeve të prostitucionit në shumën e përgjithshme prej 120 euro. Me datën 24.01.2014, rruga e transitit e pandehura rekruton, organizon, ndihmon ose kontrollon personin tjetër për qëllime prostitucioni, në atë mënyrë që në këmbim të parave ndihmon të dëmtuarat me inicialet R.T. vajza e të pandehurës dhe E.Q. vajza e motrës së të pandehurës, që të kryejnë prostitucion me persona të tjerë, në këtë rast punëtorët e involvuar të policisë kishin simuluar blerje të shërbimeve të prostitucionit në shumën e përgjithshëm prej 120 euro”, thuhet në njoftim të Gjykatës. /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.