25-04-2024

Aksident i rëndë pranë Malishevës, rrotullohet një automjet

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur më herët në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Aksidenti në fjalë ka ndodhur pranë Malishevës, dhe në të janë përfshirë dy automjete, një veturë dhe një kamionetë.

Kjo e fundit është rrotulluar plotësisht, teksa është nevojitur ndihma e njësiteve përkatëse.

Akoma nuk dihet nëse ka të lënduar nga ky aksident.

Indeksonline ka kontaktuar policinë për të marrë më shumë detaje por akoma nuk ka pranuar ndonjë përgjigje./IO

Asnjë koment

Comments are closed.