27-07-2024

Tabela në grupin e Ballkanit pas ndeshjeve të sotme

Ballkani ka marr një pikë sonte ndaj Astanas në Conference League.

Kampioni i Kosovës, barazoi në udhëtim, me rezultat 0-0.

Në ndeshjen tjetër të Grupit C, Viktoria Plzen ka fituar ndaj Dinamo Zagrebit, me rezultat 1-0.

Pas ndeshjeve të javës së katërt, Plzen ka siguruar kualifikimin për në raundin tjetër, pasi kryeson tabelën me 12 pikë, Astana dhe Ballkani kanë nga 4 pikë, kurse Dinamo Zagreb është e fundit me 3 sosh.

Kampioni i Kosovës ka ende mundësi shumë të mira të dal e dyta në grup, dhe të kaloj në fazën e eliminimit direkt, ku në dy ndeshjet e ardhshme luan kundër Viktoria Plzenit dhe Dinamo Zagrebit./IndeksOnline/

Asnjë koment

Comments are closed.