27-07-2024

Ali Shala, ylli i ardhshëm i futbollit kosovar ( VIDEO )

Ali Shala është 9-vjeçar. Pasioni i tij është sporti më i popullarizuar në botë – futbolli. Hapat e parë në këtë sport i ka nisur që në moshën 4-vjeçare në shkollën e futbollit FC Prizreni.

Tani është pjesë e SHF “Liria” dhe falë lojës e talentitt të tij rregullisht është shpallUr lojtari më i mirë i gruposhës së tij.

Se Aliu ëahtë një futbollist tejet i talentuar, dëshmon fakti se ai, ndonëse në moshën 9-vjeçare, luan për ekipon e 13-vjeçarëve, natyrisht me leje speciale të mjekut.

Ali Shala luan në pozitën e mesfushorit, por edhe të sulmuesit. Në fanelë bart nr.10, e parapëlqen futbollistin koaovar Edon Zhegrovën, ndërsa ëndërron të luajë për KF Ballkanin dhe një ditë pse jo edhe për ekipin që e do shumë – Barcelonën…

Mos të harrojmë: Asat e së ardhmes lindin në gjirin e së sotmes.

Asnjë koment

Comments are closed.