27-07-2024

Ballkani sonte kërkon fitoren e dytë në Ligën e Konferencës, Daja thotë se ka besim 1000% te lojtarët

Ballkani, sonte do të luajë ndeshjen e radhës në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Konferencës.

Para ndeshjes, trajneri i Ballkanit, Ilir Daja u shpreh se ka besim 1000% te lojtarët e tij.

“Duhet të jemi me këmbë në tokë. Duhet të fokusohemi në ndeshjen e nesërme. Si trajner një përjetim i madh për mua, ky përjetim mund të ndodhë javë për javë – si në Europë, ashtu edhe në Superligë. Ekipin e kemi tepër të mirë, entuziazmi është në nivele optimale. Shpresojmë ta mbajmë këtë sa më gjatë që është e mundur, gjithmonë me fatin me vete. Kam besim 1000% tek lojtarët e mi. Ne kemi një grup me djemë të shkëlqyer, me karakter shumë të mirë”, tha Daja në konferencë për shtyp.

Kampioni në fuqi i Kosovës ndeshet me ekipin nga Kazakistani, Astana në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 18:45.

Pas dy ndeshjeve të para, Ballkani ka një humbje ndaj Viktoria Plzen dhe një fitore madhështore ndaj Dinamo Zagrebit.

Asnjë koment

Comments are closed.