25-04-2024

Kryesore

Çmimi i produkteve të naftës për sot

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka njoftuar mbi çmimoren e çmimeve tavan të produkteve të naftës. Këto çmime mbesin të pandryshuara nga dita e djeshme. Sipas MINT, çmimi maksimal i lejuar për produktin Dizel është 1.72 euro për litër, çmimi maksimal i lejuar për produktin Benzinë është 1.47 euro për litër, dhe çmimi maksimal […]

Prizren: Ja kush e fitoi ndeshjen dramatike Bashkimi -Trepça

Në një ndeshje shumë interesante, me kthesa dhe dramatike, Trepça ka mundur Bashkimin në Prizren me rezultat 85:87 (24:18, 26:22, 14:21, 21:24), në xhiron e nëntë të Prince Caffe Superligës. Shtatë minutat e parë të ndeshjes ishin të barabartë, por më pas vendasit u shkëputën, duke e fituar çerekun e parë me rezultat 24:18. Prizrenasit […]

Një e vdekur e 4 të lënduar në aksident, në rrugën Prevallë-Shtërpcë

Një person vdiq dhe katër të tjerë janë lënduar në një aksident trafiku që ndodhi në orët e mbrëmjes në aksin rrugor Prevallë-Shtërpcë. Policia e Kosovës për rajonin e Ferizajt deklaroi se aksidenti ndodhi rreth orës 18:00 në vendin e quajtur  “Kthesa e Kites‘’ në afërsi të shtëpizës së rojeve të pyjeve në Shtërpcë. Në […]

​Kurti: Do të dështojnë përpjekjet e Beogradit për destabilizimin e Kosovës

Kryeministri Albin Kurti ka komentuar sot zhvillimet e fundit pas largimit të zyrtarëve serbë nga institucionet e Kosovës, duke thënë se qytetarët nuk kanë nevojë të brengosen për situatën në veri dhe se sipas tij do të dështojnë përpjekjet e Beogradit për destabilizimin e Kosovës. Sipas Kurtit, zhvillimet në veri mund të jenë të lidhura […]

I vdekuri në Prevallë ishte raportuar si i zhdukur prej një jave

Dyshohet se Shaqir Zogaj, i ka dhënë fund jetës në një zonë malore të Prevallës, raporton “Gazeta e Prizrenit”. Në raportin policor, thuhet se trupi i një viktime, mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete Rasti ka ndodhur dje, teksa viktima në fjalë ishte raportuar si i zhdukur qysh nga 27 tetori. 33-vjeçari i ka […]

Prizren: Ky është i riu që i dha fund jetës (foto)

Në një zonë malore të Prevallës, dyshohet se Shaqir Zogaj i ka dhënë fund jetës.  Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar, i cili doli në vendin e ngjarjes bashkë me ekipin mjekësor dhe njësitë tjera relevante. 33-vjeçari i ka dhënë fund jetës së tij duke u varur në litar. Me urdhër të prokurorit, trupi i […]

Si do të funksionojë tash Kuvendi dhe Qeveria pa përfaqësuesit politikë serbë?

Dhjetë deputetët e Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës kanë dhënë dorëheqje sikurse edhe përfaqësuesit tjerë institucional serbë në institucionet e Kosovës. Drejtori Ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka thënë se vendet e deputetëve serbë mbesin të lira nëse nuk plotësohen me kandidatët që kanë garuar në zgjedhjet e fundit nga […]

Policia në gjendje gatishmërie, kalon në orar 12 orësh

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës janë vënë në gjendje gatishmërie në rast të përshkallëzimit të situatës në veri të vendit. Kjo për shkak të bojkotimit të përfaqësuesve politikë e institucionalë serbë ndaj institucioneve kosovare, raporton Gazeta Sinjali. Sinjali mëson se Policia ka ndryshuar orarin për zyrtarët e saj, duke kaluar në 12 orë shërbim dhe […]

Policia: Nuk ka dërgim të Njësisë Speciale në Veri

Policia e Kosovës ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në vend, me theks të veçantë, mbi zhvillimet në fushën e sigurisë. Policia ka deklaruar se mbetet e angazhuar në zbatimin e ligjit dhe rendit kushtetues të Republikës së Kosovës. Policia shtoi se janë duke përcjellur zhvillimet në veri dhe po bën vlerësime të situatës. […]

Çmimet e derivateve për sot

Ministria e Tregtisë ka bërë publik çmimin tavan të derivateve për 24 orë. Çmimi maksimal i lejuar për produktin dizel është 1.71 euro, për benzinë 1.46 dhe për gaz 0.71 euro. Këto çmime hyjnë në fuqi sot nga ora 10:00 dhe vlejnë deri të nesërmen në të njëjtën kohë