28-08-2025

Kryesore

Prizren: 11 të porsalindur 24-orëshin e fundit

Në maternitetin e spitalit në Prizren, gjatë 24-orëve të shkuara janë regjistruar 11 raste të lindjeve, transmeton “Gazeta e Prizrenit.net”. Sa i përket gjinisë, kësaj radhe dominojnë meshkujt, pasi janë 7 djem e 4 vajza. Katër nga lindjet janë “cezariane” me operim. Një ditë më parë kanë lindur dhjetë foshnje. Por, derisa mund të sigurojmë […]

Prizren: Tronditëse, djali dyshohet për vrasjen e prindërve

Mëngjesin e së mërkurës në Prizren ndodhi një ngjarje e rëndë. Burrë e grua u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre në lagjen “Ortakoll”. Çifti bashkëshortor i cili kishte ardhur para dy ditësh nga Suedia në Kosovë, u qëllua për vdekje me armë zjarri. I dyshuari për vrasjen e tyre është A.Hadri, djali i […]

Caktohet mbledhja e Kuvendit të Prizrenit për zgjedhjen e Kryesuesit

Kuvendi Komunal (KK) i Prizrenit do të mblidhet të hënën që vjen, në një seancë të jashtëzakonshme, ku pritet zgjedhja e kryesuesit, pozitë të cilën e synon pozita dhe opozita, shkruan  “Gazeta e Prizrenit”. Seanca e parë për këtë vit është thirrur nga kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka. Në rend dite do të […]

Prizren: Policia gjen një armë në vendin e vrasjes së çiftit bashkëshortor, me të cilen dyshohet se është kryer vrasja

Zyrtari për informim i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, Vesel Gashi, njofton se gjatë ekzaminimit në vendin e ngjarjes ku janë gjetur trupat e pa jetë të çiftit bashkëshortor në Prizren, është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, me të cilen dyshohet se është kryer vrasja e viktimave. Çifti S.H. dhe D.H. dyshohet se janë […]

Prizren: Paraburgim të arrestuarve për falsifikim parash

Gjykata Themelore e Prizrenit, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e Paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 muaji, ndaj të pandehurve me iniciale F.L. nga fshati Pogragj, Komuna e Gjilanit dhe SH.L. nga Gjakova. Referuar njoftimit, kjo masë për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën […]

Prizren: Sulmohet një person dhe ia marrin portofolin me para

Një rast i lëndimit të rëndë trupor ka ndodhur në Prizren, kur është sulmuar një person, që ka deklaruar se forcërisht nga xhepi i kanë marrë para, Rasti ka ndodhur dje pasdite në rrugën e “Zares”, raporton Gazeta e Prizrenit. Sipas policisë, viktima mashkull K/Boshnjak, ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga tre persona të […]

Të arrestuarit për falsifikim të parasë në Prizren kishin mundësi të prodhonin 4 milionë dollarë

Pak më shumë se katër milionë dollarë të falsifikuar kishin mundësi të prodhonin tre persona të cilët u arrestuan në Hoçë të Qytetit në Prizren të hënën. Sipas një njoftimi nga Policia, pas operacionit të kontrollit në këtë fshat, janë ndërmarrë veprime hetimore dhe është urdhëruar bastisja në tri shtëpi banimi, dy në Gjilan e […]

Prizren: Mungon përfaqësuesi i Komunës, dështon gjykimi ndaj ish-inspektorit të ndërtimit

Ka dështuar të mbahet shqyrtimi gjyqësor, i paraparë për të martën, në Gjykatën Themelore në Prizren, ndaj ish-inspektorit të ndërtimit në Komunën e Prizrenit, Nexhmedin Musliu, i akuzuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare. Shkak për mos mbajtjen e kësaj seance ka qenë mungesa përfaqësuesit të Komunës së Prizrenit, raporton “Betimi për Drejtësi”. Lidhur me mungesën […]

Këto pjesë të Prizrenit, sot do të kenë reduktime të ujit

Kompania “Hidroregjioni jugor“ Prizren, ka njoftuar konsumatorët, se sot me datën 21.01.2020 në rrugën “Selajdin Braha” me rastin e sanimit të defektit në gypin transportues fi 400 mm, prej orës 09:00 deri në orë 18:00, probleme me furnizim të ujit do të ketë në këto lagje : Lagjja Ortakoll Rr. Adem Jashari Fehmi Ladrovci Xhemil […]

Prizren: Aksion i gjerë i policisë, katër të arrestuar

Një aksion i gjerë është ndërmarrë nga policia në Prizren, ku janë arrestuar katër peesona dhe ndalur për 48 orë. Komunikata e Policisë në Prizren: Me datën 20 janar 2020 njësiti i hetimeve rajonale në Prizren në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë Themelore ka realizuar një urdhër-kontrolle në disa lokacione të ndryshme në Rajonin e Prizrenit. […]