24-02-2025

Kult/ Arsim

29 shkolla mbyllen në Kosovë pas rritjes së rasteve me koronavirus, SBASHK vjen me një apel

Për shkak të shtimit të rasteve me Covid-19, aktualisht në Kosovë janë të mbyllura 29 shkolla dhe një çerdhe publike. Sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit, në skenarin C, me mësim nga distanca po punojnë 12 shkolla në Prishtinë, 7 në Vushtrri, 3 në Lipjan, 3 në Deçan, 1 në Obiliq, 1 në Skenderaj, […]

Aurora Kajdomçaj, talentja nga Prizreni realizon klipin e dytë muzikor (Video)

Aurora Kajdomçaj, 16-vjeçarja nga Lugishta e Hasit të Prizrenit, por që jeton me prindërit në Slloveni, ku edhe po zhvillon talentin e saj në muzikë, sapo ka realizuar edhe këngën e dytë, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Teksti dhe muzika janë bërë në Londër nga Aubrey Whitfield, ndërsa videoklipi është realizuar në Ljubljan. Vajza që ka pasion këngën, […]

‘Swiss Albanian Event’ promovon kartolinat me simbole kombëtare

Me rastin e festave të 28-29 Nëntorit dhe të fundvitit, shoqata “Swiss Albanian Event” – “SAE”, ndërmerr një iniciativë motivimi dhe promovimi kulturor, ku prezantohet një kartolinë e veçantë urimi me tri simbolet e kombit tonë: Flamurin, Gjergj Kastriot Skënderbeun dhe Nënë Terezën. Kjo iniciativë mbështetet edhe nga Ambasada e Shqipërisë në Bern. Nismës ” […]

Nga tradita, nusja në rajonin e Zhupës-Prizren (Foto)

Në Prizren u mbajt orë letrare kushtuar poetit, Rexhep Smajlaj

Në 10-vjetorin e shkuarjes në amshim, me një orë letrare mbrëmë në Prizren është përkujtuar poeti, shkrimtari dhe intelektuali prizrenas, Rexhep Smajlaj. Miqtë dhe krijuesit pjesëmarrës me këtë rast vlerësuan lart karakterin njerëzor dhe krijimtarinë letrare të poetit, që me plot maturi, mundohej ta përçonte edhe tek të tjerët, transmeton “Gazeta e Prizrenit”. Për veprimtarinë […]

‘Udhëtoni’ në Prizrenin e viteve 50-ta përmes pikturave të mahnitshme të Besim Danjollit

Përderisa jeni duke shëtitur në qendrën e qytetit të Prizrenit, këto ditë krejt rastësisht keni pasur rastin të shihni po këtë qytet të minimizuar në pikturat e Besim Danjollit përmes të cilave secili mund të bëjë një “udhëtim” në Prizrenin e viteve 50-ta, shkruan KultPlus. Pikturat të cilat po ekspozoheshin në qendër të qytetit, tërhoqën […]

Skandalet në arsimin prizrenas, ish-zv.drejtorët e shkollave marrin paga pa punuar

Disa ish-zëvendësdrejtorë dhe një ish-drejtor shkolle në Prizren janë paguar për një kohë për këto pozita, përkundër që kontratat e tyre kishin skaduar apo ndërprerë nga ana e kryetarit të Komunës Mytaher Haskuka, ndërsa njëri prej tyre në këtë formë është paguar së paku 6 muaj, shkruan “Gazeta e Prizrenit”. Premtimet për ndryshime në të […]

Foto-Reportazh: Fshati Planejë, Has-Prizren

 

Universiteti i Prizrenit hap konkursin për afatin e dytë

Universiteti i publik i Prizrenit “Ukshin Hoti” ka hapur konkursin plotësues, afati i dytë, për pranimin e studentëve të rinj në vitin e parë të studimeve themelore për vitin akademik 2020-21. Sipas njoftimit, UPZ në këtë afat parasheh të regjistroj 673 studentë, prej të cilëve 632 studentë të rregullt dhe 41 studentë me korrespondencë,  raporton […]

Drejtoria e Arsimit në Prizren shpenzon mbi 500 euro për pica e somune (dok)

Shefi i grupit të kuvendarëve të AAK-së në Kuvendin Komunal, Ilir Baldedaj ka publikuar një faturë të Drejtorisë së Arsimit, në të cilën shihet se janë bërë shpenzime prej 517 euro për ushqime të shpejta, si pica, somuna e pije, shkruan “Gazeta e Prizrenit”. Publikimin në profilin e tij në ‘facebook’ ai e ka shoqëruar […]

Newsletter

  • Abonohuni tani!

    Për më të rejat nga Gazeta e Prizrenit.