06-06-2025

Prizren

Prizreni edhe këtë përvjetor pa shtatoren e Komandant “Drinit”

Përkundër që nderohet dhe ka një respekt të madh tek qytetarët e Prizrenit, edhe përvjetori i 18-të u shënua pa shtatoren e Komandat Drinit.   Drejtoria për Adminstratë në kuadër të Kuvendit Komunal (KK) të Prizrenit, vitin e kaluar  e ka propozuar vendimin për ngritjen e lapidarit të Komandat Drinit, të cilin e ka miratuar […]

Haskuka propozon teleferik për në Cvilen

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka shfaqur idenë e ndërtimit të një teleferiku për në Cylen, ndërsa projekti të realizohet në formën e partneritetit publiko-privat. Haskuka ka deklaruar kështu, në një emision të TV Prizrenit, duke sqaruar se projekti do të bëhet i qasshëm për qytetarët,  në formë të ngjashme sikurse teleferiku i […]

Si do të përcaktohet buxheti i Gjykatës Themelore të Prizrenit?

Kryetari i Gjykatës Themelore të Prizrenit (GJTH), Ymer Hoxha, priti në një takim, ekspertët e buxhetit  nga projekti JSSP-së James D.Gingerich (drejtor ), John Ferry, zyrtaret e KGJK-së  (përfaqësues të Buxhetit, të Financave dhe të Burimeve Njerëzore), më të cilët janë diskutuar Udhëzimet për zhvillimet buxhetore 2019.   Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka vënë në […]

Kush po kërkon zbardhjen e vrasjes së Komandant “Drinit”

Me rastin e 18 vjetorit të vrasjes së Ekrem Rexhës-komandant Drini, sot janë bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve në fshatin Landovicë të Prizrenit. Për të nderuar jetën e Ekrem Rexhës- komandant Drini, në varrezat ku prehen të qetë të rënët për Lirinë e Kosovës, përveç familjarëve të tij ishin të pranishëm edhe bashkëluftëtarë të […]

Sot në Prizren

Ngjarjet e paralajmëruara për sot: 08.05.2018 (E martë)   Ora: 10:00 Shënohet përvjetori  i Ekrem Rexhës – Komandant Drinit (homazhe në Landovicë).

Kur do ta kenë filloristët prizrenas shujtën e premtuar?

Njëri nga premtimet e kryetarit të Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka në fushën e arsimit ka qenë ai për sigurimin e një shujte ushqimore, të shoqëruar  me qumësht falas për nxënësit e nivelit fillor, deri në klasën e pestë. Por, derisa në fillim të vitit të ri shkollor kanë mbetur edhe 3 muaj, Haskuka ende […]

Policia prizrenase në kërkim të karriges për fëmijë në vetura

Ditëve të fundit , policia në Prizren, ka shtuar kontrollet për pajisjen e makinave me ulëse të veçantë për fëmijë deri në moshën 12 vjeçare. Pajisja e makinave me ulëse për fëmijët e kësaj moshe është e rregulluar me ligjin për komunikacion në Republikën e Kosovës. Zyrtari për informim i Drejtorisë Rajonale të Policisë në […]

Prizren: Si do të shkojë procesi i përzgjedhjes për 11 pozita në shëndetësi?

Shumë persona pritet të konkurrojnë për 11 pozitat e shpallura në konkursin për shëndetësi, nga ana komunës, për të cilin autoritetet lokale premtojnë transparencë dhe korrektësi, për të përzgjedhur më të suksesshmit.   Konkursi është i hapur deri me 8 maj, ndërsa të drejtën e aplikimit e kanë stomatologët, farmacistët dhe infermierët e përgjithshëm. Nga […]

Prizren: Paraburgim për therjen në bastore

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti për Krime të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një  muaji ndaj të pandehurit me iniciale A.K. nga fshati Lubiqevë e Prizrenit. Një masë e tillë i është shqiptuar për shkak të dyshimit të bazuar se ka  […]

Prizren: Arrest shtëpiak prej 1 muajsh nënës për braktisjen e fëmijës

Departamenti i Përgjithshëm Penal, pranë Gjykatës Themelore të Prizrenit, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ia ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji të pandehurës me iniciale V.Z. nga fshati Brekoc, Komuna e Gjakovës. Kjo për shkak të dyshimit të bazuar se ka  kryer veprën penale keqtrajtimi apo […]