04-03-2026

Prizren

Jubileu i “Shigjetës”, manifestimi qendror nesër në Planejë të Hasit (Programi)

Në kontekstin e shënimit të 20-vjetorit të operacionit “Shigjeta” në Pashtrik, sot bëhen homazhe të veteranëve në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, ndërsa nesër në ora 12:00 mbahet manifestimi qendror në Planejë të Hasit të Prizrenit. Manifestimi ka nisur një ditë më parë në Krumë të Hasit të Shqipërisë, ndërsa nga veteranët është vizituar […]

Këtë javë më pak lindje në Prizren

Gjatë javës që po lëmë pas, Prizrenit i janë shtuar 62 banorë, por krahasuar me javën paraprake, në maternitetin e spitalit të përgjithshëm “Prim.Dr.Daut Mustafa” këtë javë kanë lindur më pak foshnja, shkruan “GazetaePrizrenit.net ”. Mbështetur në shënimet e maternitetit del se këtë javë janë regjistruar 18 lindje më pak në Prizren. Numri më i madh […]

20 vjet nga Masakra e Tususit, krimit të pandëshkuar në Prizren

Sot bëhen 20 vjet nga Masakra e Tususit (tash lagjja e Trimave ) në Prizren, që paraqet ngjarjen më të rëndë në qytet, gjatë luftës së fundit, shkruan Gazeta e Prizrenit. Dëshmitarë që mbijetuan masakrën, kanë thënë se në këtë operacion të përgjakshëm janë përfshirë forcat speciale të policisë, në koordinim me formacione të përziera […]

Sot në rajonin e Prizrenit

Ngjarjet e paralajmëruara për sot: Ora 11: 00 Në Prizren përkujtohen 27 të masakruarit e Lagjes së Trimave (ish-Tusus). (Varrezat e martirëve)./GazetaePrizrenit.net/

Aktakuza kundër inspektorit në Prizren (VIDEO)

Në Prizren një inspektori i ëshët ngritur aktakuza për dyshimin se ka kryer veprën penale të keqpërdorimit të detyrës. Ai dyshohet se ka dhënë leje për në bastore, në mënyrë të kundërligjshme.

Plepi shqetëson banorët e një lagjeje në Prizren (VIDEO)

Disa banorë të një lagjeje në Prizren po duan që sa më parë të hiqet një plep. Ata po thonë që ky po u bën shumë dëm, njofton Klan Kosova.    

Zgjerohen dhe asfaltohen dy rrugë në Caparc të Prizrenit

Në fshatin Caparc të Prizrenit me intensitet të shtuar janë duke vazhduar punimet për ndërtimin e infrastrukturës rrugore. Sipas një kumtese të komunës, në kuadër të këtyre punimeve, do të asfaltohen dy rrugë në gjatësi prej 2.400 metra, ndërsa aktualisht po bëhet zgjerimi i rrugës./GazetaePrizrenit.net

Mungesa e objektit publik, pengon një projekt për lëmoshëkërkuesit në Prizren

Gjetja e një objekti për qëndrim 24 orësh, po paraqet vështirësi për Komunën e Prizrenit, për t’i dhënë një zgjidhje çështjes së lëmoshkërkuesve , të cilët pothuajse e kanë shndërruar qendrën e qytetit “shatërvan” në kamp të tyre, shkruan sot “Gazeta e Prizrenit”. Pas disa shqetësimeve të ngritura, Komuna ka nisur bashkëpunim me organizatën gjermane […]

Prizreni përfiton 277 mijë euro nga MMPH-ja për ndërtimin e ujësjellësit në Gjonaj

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se kryetari Mytaher Haskuka dhe ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për projektin e ndërtimit të ujësjellësit në fshatin Gjonaj. Sipas autoriteteve lokale, ky projekt synon përmirësimin e furnizimit me ujë për fshatrat e trevës së Hasit, shkruan sot Koha Ditore. “Nga kjo marrëveshje, […]

Sot në rajonin e Prizrenit

Ngjarjet e paralajmëruara për sot: Ora 11:00 Një delegacion i kryetarëve të Odave Ekonomike të Ballkanit Perëndimor do ta vizitojë Parkun e Inovacionit dhe Trajnimeve në Prizren. /GazetaePrizrenit.net/