22-10-2025

Prizren

Masakrat në Krushë të Vogël, dëshmitë se kush e dogji kamionin me të gjallë e të vdekur!

Nesër vazhdojnë rrëfimet e dëshmitarëve, për krimet e luftës në Krushë të Vogël. Në gjykimin e Darko Tasiç, i akuzuari për krime lufte të kryera në Krushë të Vogël të Prizrenit, pritet të vazhdojnë rrëfimet e tyre dëshmitarët e propozuar sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, e përfaqësuar nga prokurorja vendore Drita Hajdari, raporton KALLXO.com. Dëshmitari […]

Kuvendari i LDK-së, Hoxhaj kritikon Haskukën se po nënçmon jo vetëm qytetarët, por të gjithë ata që votuan për ndryshim

Punësimi i personave nga komunat tjera në Komunën e Prizrenit, ka nxitur reagime jo vetëm të anëtarëve të Kuvendit Komunal (KK) të Prizrenit nga opozita, por edhe të atyre, partia e të cilëve është në koalicionin qeverisës,  të cilin përmes Mytaher Haskukës e udhëheq Vetëvendosja! Pas reagimit të AAK-së në Prizren për punësimin e Jetmire […]

Bien rastet e prishjes martesore në Prizren

Në Prizren vitin që shkoi ka shënuar rënie numri i divorceve. Krahasuar me vitin paraprak, numri i prishjeve martesore gjatë 2018-ës është zvogëluar për 45, shkruan sot “GazetaePrizrenit.net”. Sipas shënimeve në zyrën e gjendjes civile në Prizren, gjatë vitit që shkoi janë regjistruar 151 raste të prishjes së martesave, apo 45 më pak se në […]

Prizren: Prokuroria ia bllokon BKT-së shitjen e pronës së kredimarrësit

Tri ditë pas raportimit të Insajderit lidhur me tentimin e Bankës Tregtare Kombëtare (BKT) për t’ia shitur në mënyrë të dyshimtë shtëpinë e hipotekuar 54-vjeçarit nga Prizreni, Sali Shehut, Prokuroria Themelore në Prizren ia ka bllokuar bankës mundësinë e shitjes së pronës. Shehu ka ngritur padi dhe ka deponuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore në […]

Gjashtë të porsalindur në Prizren

Spitali i përgjithshëm  “Prim.Dr.Daut Mustafa” Prizren, reparti Obstetrik (salla e lindjes). Raporti i lindjeve për 24 orët e shkuara: Numri i përgjithshëm i të lindurve gjashtë. 4 meshkuj 2  femra 2 lindje “cezariane”  (me operacion).GazetaePrizrenit.net/

Prizren: Dënim për hajdutin dhe klientin e tij që bleu sendet e vjedhura

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal ka bërë shpalljen e aktgjykimit  dënues ndaj të akuzuarve me iniciale  D.H.  dhe S.Z  që të dy nga Prizreni, për shkak të kryerjes së veprës penale të vjedhjes, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Pas pranimit të fajësisë nga ana e të akuzuarve,gjykata i  ka shpallur fajtor  dhe i ka dënuar, […]

Arrestohet personi i tretë për vjedhjen e lopëve në Mazrrek të Hasit të Prizrenit

Policia ka arrestuar të dyshuarin e tretë, i cili gjendej në arrati, e që ndërlidhet me rastin e vjedhjes së lopëve në fshatin Mazrrek të Hasit të Prizrenit, që ndodhi në muajin nëntor, shkruan sot “GazetaePrizrenit.net”. Në raportin policor, nuk jepet identiteti i të arrestuarit, pos që thuhet se me urdhër të prokurorit, ai është dërguar […]

Shkollat e rajonit të Prizrenit vazhdojnë grevën

Mësimdhënësit e shkollave fillore dhe atyre të mesme të komunës së Prizrenit, por edhe kolegët e tyre nga ky rajon edhe sot kanë vazhduar grevën e nisur,  javën e kaluar nga SBASHK-u, në kërkim të rritjes së koeficientit të pagave të tyre. Ndonëse po dalin në vendet e tyre të punës, ata nuk mbajnë mësim. […]

AAK-ja akuzon Haskukën për punësim të militantëve partiakë

Njoftimi i Zyrës së Personelit për kandidatin më të suksesshëm të rekomanduar nga Komisioni Përzgjedhës i Shërbimit Civil të Komunës së Prizrenit për një vend pune në Drejtorinë e Inspektorateve ka ngjallur reagimin e shefit të këshilltarëve të AAK-së në Kuvendin e Prizrenit. Ilir Baldedaj ka akuzuar kryetarin e Komunës, Mytaher Haskuka, për ‘importimin’ e […]

Sot bëhet varrimi i prof. Daver Mashkullit

Sot në orën 14, në varrezat e Prizrenit bëhet  varrimi i profesorit Daver Mashkulli, i cili ndërroi jetë dje në moshën 76 vjeçare. I ndjeri ka punuar në ish-SHLP “Xhevdet Doda”. /GazetaePrizrenit.net/